Bazuar në Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet nga fusha e bibliotekarisë dhe IA, për OJQ, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi për subvencionimin e projekteve bibliotekare për OJQ, për vitin 2026, të hapura me datën 06.05.2026 të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës / Divizioni i Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional, në përputhje me Nenin 8, paragrafin 3.2 të Rregullores së Ministrisë së Financave, Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile/njohësit e bibliotekarisë dhe ekspert i IA, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit të projekteve, në cilësinë:
– përfaqësues nga OJQ-të ,
– përfaqësues në cilësinë e njohësit të bibliotekarisë dhe ekspert i IA.
Të drejtë aplikimi kanë:
- Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
- Njohësit e bibliotekarisë – kulturës.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
- Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
- Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Një CV;
- Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
- Përfaqësuesi nga OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën dëshmohet se aplikuesi është i punësuar apo i angazhuar në organizatë dhe ushtron funksion të vazhdueshëm aty.
Përfaqësuesit e lartëpërmendur do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekteve nga bibliotekaria dhe IA, ndaj thirrjes së hapur për OJQ, sipas thirrjes publike të datës: 06.05.2026.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht në dy kopje fizike (Të shtypur), një për arkivin e BKK-së dhe një për Divizionin e Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional, dhe të shkruhet në subjekt pozita për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.
Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më datën 25.06.2026, në adresën e mëposhtme:
Sheshi ”Erhard Busek”; Zyra / Divizioni i Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional, nr, 35; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe do të përzgjedhë 2 kandidatë, ndaj thirrjes publike për OJQ-të, të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Vlerësues të thirrjes publike të datës 06.05.2026, për OJQ, të publikuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës / Divizioni i Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional.