Ju njoftojmë se afati i aplikimit për “Thirrjen publike për mbështetje financiare për projektet bibliotekare për OJQ-të, për vitin 2026” dhe “Thirrjen publike për mbështetje financiare për projektet bibliotekare për individë, për vitin 2026”, të shpallura më 6 maj 2026, është shtyrë deri më 25 qershor 2026, në ora 15:00.
Shtyrja e afatit bëhet për shkak të problemeve teknike në funksionimin e uebfaqes zyrtare, të cilat kanë pamundësuar aplikimin e rregullt nga ana e aplikantëve.