Trajnim profesional i stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Bibliotekën Marciana

Për dy ditë në Venecia u mbajt një trajnim intensiv i stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Bibliotekën Marciana me ekspertët e arkivave dhe të bibliotekës.

Pjesëmarrësit u njohën me zhvillimin e librit të shtypur nga inkunabulat deri në shekullin XIX përmes koleksioneve të bibliotekës, aspektet materiale në studimin e dorëshkrimeve, procedurat e huazimeve për ekspozita, si dhe me shërbimet digjitale dhe sistemet informative për trashëgiminë bibliografike, duke u prezantuar me praktikat dhe projektet e realizuara nga Biblioteka Marciana.

Programi trajtoi gjithashtu evolucionin e katalogëve nga vëllimet e shekujve XV–XVII deri te mjetet moderne të përdorura ndër shekuj në Marciana, si dhe formimin, menaxhimin dhe vlerësimin e trashëgimisë arkivore.

Stafi i bibliotekës u njoh edhe me trashëgiminë muzikore të bibliotekës, historinë e saj që nga themelimi dhe Sallat Monumentale të institucionit.

Projekti i Universitetit të Prishtinës, me Koordinatore Prof. Majlinda Bregasi u udhëhoq nga studiuesja e mirënjohur veneciane Lucia Nadin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors