Sot ka filluar trajnimi i stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për përdorimin e platformës së katalogimit Koha, në kuadër të përgatitjeve finale për lansimin zyrtar të sistemit të ri.
Ky trajnim po zhvillohet si fazë përmbyllëse e përgatitjeve profesionale dhe teknike të stafit para implementimit të plotë të platformës, e cila pritet të shtrihet në të gjitha bibliotekat e Kosovës. Pas Bibliotekës Kombëtare, edhe stafi i bibliotekave të tjera në mbarë vendin do t’i nënshtrohet trajnimeve për përdorimin e sistemit.
Platforma KOHA pritet të sjellë unifikim dhe modernizim të procesit të katalogimit bibliotekar, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe menaxhimin e koleksioneve për përdoruesit në të gjithë vendin.







