Në kuadër të projektit bilateral Kosovë-Shqipëri, Modalitete Kërkimore në Arkivat e Venecias, mbështetur nga MAShTI, u nënshkrua marrëveshja e parë me Italinë mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bodgani” dhe Bibliotekës Nazionale Marciana të Venezias.
Për dy ditë në Venezia po mbahet një trajnim intensiv i stafit të bibliotekës së Kosovës me ekspertët e arkivave dhe bibliotekave të Marcianas.
Projekti i Universitetit të Prishtinës, me Koordinatore Prof. Majlinda Bregasi po udhëhiqet nga studiuesja e mirënjohur veneciane Lucia Nadin.
Gjatë vizitës zyrtare, delegacioni nga Kosova pati mundësinë të njihet nga afër me historinë, fondet dhe ambientet e Bibliotekës Kombëtare Marciana, ndërsa nikoqirët italianë organizuan edhe një tur prezantues në hapësirat e bibliotekës së tyre.
Të pranishëm në takim ishin prof. Majlinda Bregasi, prof. Alba Blakaj, z. Abdulla Rexhepi dhe z. Hazir Haziri.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe profesional ndërmjet dy institucioneve në fushën e bibliotekarisë, shkëmbimit të përvojave, projekteve të përbashkëta dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.






