“Njeriu që habitej dhe tregime të tjera” nominohet për Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi 2026

Shkrimtari kosovar Arben Idrizi (1974) është nominuar për Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi 2026 me veprën “Njeriu që habitej dhe tregime të tjera”.

Shkrimtari është nominuar nga Biblioteka Kombëtare, në përbërje të jurisë kombëtare:

  • Nysret Krasniqi, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës
  • Nerimane Kamberi, Kryetare e Këshillit të Librit, MKT
  • Anton Berishaj, Fakulteti i Filologjisë, UP
  • Meliza Krasniqi, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Blerina Rogova Gaxha, BKK.

Idrizi është poet, shkrimtar dhe përkthyes, me një krijimtari të gjerë letrare që përfshin: “Heqakeq” (MM, 2003), “Libri i të qenit” (MM, 2009), “Zveri vole utadžbinu” (Beton, 2013), “Fletore poezish ‘10-‘15” (Qendra Multimedia, 2016), “Poezi, 2016” (Pika pa sipërfaqe, 2017), “Poezi, ‘17-‘18” (Qendra Multimedia, 2019), “Libri i dhunës” (Pika pa sipërfaqe, 2019), “Poezi, ’19-‘20” (Qendra Multimedia, 2021), “Përvojë dhe thagmë” (Bardbooks, 2024), “Gedichte über Krieg, Terrorismus und Flucht” (Moloko Print, 2024) dhe “Njeriu që habitej dhe tregime të tjera” (Pika pa sipërfaqe, 2025). Fituesi do të shpallet më 29 maj 2026, gjatë Panairit të Librit në Varshavë, Poloni.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors