Shënimi i Ditës së Çlirimit: KFOR-i dhe Kosova 25+

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u hap ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”, e organizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, me rastin e Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës.

Përmes objektivit të fotografit dokumentar britanik Nick Sidle, ekspozita sjell një rrëfim autentik mbi Kosovën e viteve të para pas luftës, duke dokumentuar angazhimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, si dhe jetën e përditshme, sfidat, shpresat dhe përvojat e qytetarëve në periudhën e rindërtimit të vendit.

Me fjalë rasti u paraqitën zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, znj. Nora Arapi Krasniqi, dhe drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina Rogova Gaxha.

Përmes një lidhjeje online, të pranishmëve iu drejtuan edhe Lord George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, znj. Sita Kumari, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Heartstone, si dhe përfaqësues të organizatës dhe bashkëpunëtorë të tjerë të projektit. E prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe e rikthyer 25 vjet më vonë në një formë të restauruar dhe të zgjeruar, ekspozita ofron një mundësi të veçantë për të reflektuar mbi rëndësinë e paqes, kujtesës kolektive dhe bashkëjetesës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors