Takim bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina Rogova Gaxha, mirëpriti në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, të shoqëruar nga diplomati z. Francesk Fusha.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me fokus organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe promovuese.

Veçanërisht, u diskutua organizimi i një ekspozite në kuadër të shënimit të Vitit të Kadaresë, në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare.

Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë për fuqizimin e aktiviteteve kulturore, me synim zgjerimin e bashkëpunimit institucional dhe afrimin e publikut me vlerat kulturore e letrare shqiptare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors