Ngjarje

Duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe integrimin e letërsisë kosovare në hapësirën evropiane të përkthimit dhe botimit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është pranuar si anëtare vëzhguese në rrjetin letrar evropian TRADUKI. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjatë angazhimi dhe lobimi institucional, i cili ka nisur […]

Në nder të shënimit të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon forumin me titull “Inteligjenca artificiale dhe shkrimi”, më 23 prill 2026, nga ora 10:00–12:00, në Hollin e BKK-së. Ky forum synon të hapë një diskutim kritik dhe ndërdisiplinor mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në procesin […]

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të pestë në Panairin e Librit në Leipzig. Gjatë edicionit të këtij viti, ne u prezantuam me mbi 100 tituj të autorëve, si dhe me gjashtë autorë pjesëmarrës në panele diskutimi. Të pranishëm në hapje ishin edhe Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci, Zëvendësministrja, znj. […]

Kosova prezantohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në Panairin e Librit të Leipzig-ut përmes një programi të pasur të ngjarjeve letrare dhe rreth 100 titujve, përfshirë vepra letrare dhe joletrare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Që nga viti 2019, Biblioteka Kombëtare promovon vazhdimisht autorët nga Kosova dhe letërsinë shqipe në panairin […]

Prishtinë, 6 mars 2026 Në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të Eposesë së UÇK-së, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizoi konkurs letrar me temën “Epopeja e UÇK-së”. Pas vlerësimit të punimeve, me çmimet e para u nderuan nxënësit: Edita Ismajli, Hana Tetova dhe Eris Laqi. Gjithashtu, 30 nxënës të tjerë u nderuan me certifikata […]

Prishtinë, 5 mars 2026 Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, u mbajtën dy aktivitete përkujtimore: ekspozita dokumentare “Epopeja e UÇK-së në shtypin e Kosovës 2000–2020” dhe ekspozita fotografike “Ditënetët e Zjarreve në Prekaz” nga fotografi Sefer Aliçkaj. Me një fjalë rasti, Drejtoresha e Përgjithshme e Biblioteka Kombëtare e […]

Prishtinë, 17 shkurt 2026 Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u shfaq dokumentari “PËRJETIME TË LIRISË: Rrëfime të qytetarëve për 17 Shkurtin” dhe u hap ekspozita fotografike “Pamje të Pavarësisë: 17 Shkurt 2008”. Ngjarja u nderua me praninë e Kryeministrit, Albin Kurti, […]

Prishtinë, 10 shkurt 2026 Mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës (BKK) dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe avancimin e shërbimeve bibliotekare. Marrëveshja parasheh bashkëpunim në kuadër të rrjetit bibliotekar dhe shfrytëzimin e platformës KOHA për katalogimin, inventarizimin dhe përpunimin bibliografik të […]

Prishtinë, 14 janar 2026 Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt promovimi i librit monografik “Shani Pallaska Emblemë e një epoke” nga autori Visar Krusha kushtuar Shani Pallaskës një emër që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar dhe që me punën e tij ka shënuar fillesat e artit skenik në Kosovë. […]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors