Ngjarje

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kongresin Botëror të Bibliotekarisë dhe Informacionit, i cili këtë vit do të mbahet në Astana (Kazakistan), nga data 18-22 gusht, nën organizimin e IFLA-s (Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare).  Biblioteka Kombëtare e Kosovës është anëtare e IFLA-s që nga viti 2016, […]

Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit institucional, drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Mehmed Xhemajli nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Prioritet i veçantë i kësaj marrëveshjeje është digjitalizimi i plotë i fondit të gazetës “Rilindja”, një […]

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur programin e këmbimit të materialeve bibliotekare me Bibliotekën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky program përfaqëson më shumë se një shkëmbim librash. Ai nënkupton njohje ndërkombëtare për autorët, studiuesit dhe botuesit tanë, si dhe mundësi të reja për hulumtim, qarkullim dhe bashkëpunim në nivel […]

Sofje, 25 Qershor 2025 Në një ceremoni solemne të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë “Shën Kirili dhe Metodi”, u përurua Këndi i Librit të Republikës së Kosovës, një nismë kulturore që thellon bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e librit, dijes dhe diplomacisë kulturore. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Bullgarisë, Prof. Kalina Ivanova, gjatë […]

Me mbështetjen e FINCA-s, amfiteatri i vogël në Bibliotekën Kombëtare është funksionalizuar. Kjo ndërhyrje u realizua pas marrjes së lejes nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe nën mbikëqyrjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, duke respektuar plotësisht standardet për mbrojtjen e objekteve me vlerë historike dhe kulturore. Falë këtij kontributi, hapësira tashmë ofron kushte […]

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt forumi i diskutimit “Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën e ish-Jugosllavisë (RSFJ)”, organizuar në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL). Kjo ngjarje shënoi hapjen e kolanës së organizimeve “Zá n’Kujtesë”, platformë kjo e re e IKKL-së që do të zhvillohet në mënyrë […]

Me ftesë të Bibliotekës Kombëtare të Francës, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina Rogova Gaxha, u takua në Paris me përfaqësues të këtij institucioni të lartë kulturor, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve kulturore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Në takim morën pjesë Jean-Francois Roseau, drejtor për marrëdhenie ndërkombëtare i Bibliotekës […]

Biblioteka Kombëtare e Kosovës përfaqësoi Kosovën në Panairin e Librit në Leipzig nga data 27 deri më 30 mars 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme të botës së librit që zhvillohet çdo vit në Gjermani. Ky panair, i dyti më i madh në vend, këtë vit u mbajt nën moton Fjalët lëvizin botët, duke […]

Drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës (BKK-së), Blerina Rogova Gaxha dhe rektori i Universitetit të Prishtinës (UP-së), Arben Hajrullahu, sot në objektin e Rektoratit të UP-së kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimimit bibliotekar. Marrëveshja e nënshkruar pikërisht sot në 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, ndërmjet rektorit Hajrullahu dhe […]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors