Artikull

Prishtinë, 11 dhjetor 2025 Dita e autorëve evropianë u shënua në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”! Nën moton “Read for Real”, desku i Evropës Kreative, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, organizoi aktivitete të dedikuara lexuesve të vegjël dhe promovimit të kulturës së leximit. Aktivitetet u pasuruan me pjesëmarrjen e shtëpive botuese “Dukagjini”, “Albas”, “Magjia […]

Prishtinë, 26 nëntor 2025 Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita dokumentare “Koha e shndërrimit: Kosova 1968–1981 – dokumente dhe dëshmi”, e realizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, me rastin e Festës së Flamurit. Ekspozita sjell një përzgjedhje të gjerë dokumentesh arkivore që ndriçojnë një periudhë thelbësore të historisë së […]

Prishtinë, 25 nëntor 2025 Mbrëmë, në një atmosferë solemne dhe plot emocion, u shënua 81-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës – një ngjarje që nderoi kulturën, dijen dhe rrugëtimin e transformimit digjital të bibliotekave tona. Të pranishmit i përshëndetën Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, […]

Prishtinë, 21 nëntor 2025 Java e Kulturës Kombëtare në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë ka nisur me ekspozitën dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”. Ceremonia e çeljes u zhvillua të premten, më 21 nëntor 2025, në orën 17:30, në ambientet e qendrës “Sotir Kolea”. Kjo ekspozitë është pjesë e […]

Prishtinë, 25 nëntor 2025 Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon këtë vit 81 vjet nga themelimi i saj. Me këtë rast, ju ftojmë të merrni pjesë në Ditën e Bibliotekës, një ceremoni solemne që do të mbahet në nder të këtij jubileu, bashkë me dashamirës të librit dhe miq të institucionit tonë. Gjatë kësaj dite do […]

Prishtinë, 21 nëntor 2025 Në ambientet e qendrës “Sotir Kolea”, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, znj. Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, z. Piro Misha. Ky është një hap i rëndësishëm drejt […]

Prishtinë, 4 nëntor 2025 Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u zhvillua një takim i rëndësishëm me drejtues dhe përfaqësues të bibliotekave nga e gjithë Kosova, për prezantimin e platformës së re “KOHA” dhe procesit të implementimit të Rrjetit Bibliotekar të Kosovës. Ky rrjet do të lidhë 48 biblioteka – komunale, universitare dhe speciale – në një […]

Prishtinë, 23 tetor 2025 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka kënaqësinë të njoftojë se, për herë të parë, do të jetë nikoqire e takimit vjetor të drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës juglindore (SEENL), i cili do të mbahet në Prishtinë, nga 28 deri më 30 shtator 2026. Ky takim përfaqëson një ngjarje të rëndësishme […]

Prishtinë, 11 tetor 2025 Biblioteka Kombëtare e Kosovës – Pjetër Bogdani, përmbylli me sukses edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës, një ngjarje tashmë tradicionale në kalendarin kulturor e profesional të vendit, e cila u zhvillua nga data 6 tetor deri më 12 tetor 2025. Kjo javë i kushtohet promovimit të kulturës së leximit, zhvillimit […]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors