Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kongresin Botëror të Bibliotekarisë dhe Informacionit, i cili këtë vit do të mbahet në Astana (Kazakistan), nga data 18-22 gusht, nën organizimin e IFLA-s (Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare). Biblioteka Kombëtare e Kosovës është anëtare e IFLA-s që nga viti 2016, […]
Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit institucional, drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Mehmed Xhemajli nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Prioritet i veçantë i kësaj marrëveshjeje është digjitalizimi i plotë i fondit të gazetës “Rilindja”, një […]
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur programin e këmbimit të materialeve bibliotekare me Bibliotekën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky program përfaqëson më shumë se një shkëmbim librash. Ai nënkupton njohje ndërkombëtare për autorët, studiuesit dhe botuesit tanë, si dhe mundësi të reja për hulumtim, qarkullim dhe bashkëpunim në nivel […]
Sofje, 25 Qershor 2025 Në një ceremoni solemne të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë “Shën Kirili dhe Metodi”, u përurua Këndi i Librit të Republikës së Kosovës, një nismë kulturore që thellon bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e librit, dijes dhe diplomacisë kulturore. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Bullgarisë, Prof. Kalina Ivanova, gjatë […]
Me nismën e Departamentit të Antropologjisë të Fakultetit të Filozofisë, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka pranuar një kontigjent të librave dhe të revistave nga Biblioteka e Karl Kaser, Graz, Austri. Koleksionet e Bibliotekës Karl Kaser janë lënë si testament për Bibliotekën e Institutit të Historisë, Qendrës për Histori dhe […]
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, në mbyllje të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, mbajtur në Ankara, nga 16-18 tetor 2024. Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar nga Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare […]