KONKURS LETRAR PËR NXËNËS

23/02/2026 00:00

Prishtinë, 20.02.2026

KONKURS LETRAR PËR NXËNËS (të shkollave fillore të mesme të ulëta)

Biblioteka e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në shenjë nderimi dhe kujtimi për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, shpall konkursin letrar me temën “Epopeja e UÇK-së”.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta të Republikës së Kosovës.

Konkursi shpallet për këto tri lloje të krijimtarisë letrare:

Ese

Poezi

Tregim

Krijimet duhet të kenë përmbajtje të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Punimet duhet të jenë me emër dhe mbiemër të autorit/es, të emrit të shkollës dhe të komunës dhe duhet të përcillen në emailin Info.BKK@rks-gov.net.

Shpallja e tre vendeve të para nga anëtarët e komisionit do të bëhet me datë 6 mars në orën 13.00 në hollin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Fituesit do të shpërblehen me dhurata simbolike, kurse pjesëmarrësit me mirënjohje.

Afati për konkurrim është nga 20.02.2026 deri më 28.02.2026.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors