Në kuadër të thirrjes publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projekte bibliotekare, kulturore dhe të teknologjisë së informacionit për individë dhe organizata joqeveritare për vitin 2026, Biblioteka Kombëtare e Kosovës „Pjetër Bogdani” publikon listën përfundimtare të përfituesve, si vijon:
1. Kategoria: Individë
Përfitues: Adil Olluri
Titulli i projektit: “Bibliografia e letërsisë shqipe për fëmijë, botuar nga Sh.B. Rilindja 1980–1990”
2. Kategoria: Organizata joqeveritare (OJQ)
Përfitues: OJQ “Future Starts Here”
Titulli i projektit: “Biblioteka që flet: Transformimi digjital i shërbimeve bibliotekare”