Thirrje për aplikim

09/06/2026 15:13

Bazuar në Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet  nga fusha e bibliotekarisë, letërsisë dhe dizajnit grafik, për Individë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi për subvencionimin e projekteve bibliotekare për Individë, për vitin 2026, të hapura me datën 06.05.2026 të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës / Divizioni i Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional,  në përputhje me Nenin 8, paragrafin 3.2 të Rregullores së Ministrisë së Financave, Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile/njohësit e bibliotekarisë, letërsisë dhe dizajnit grafik, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit të projekteve, në cilësinë:

– përfaqësues nga OJQ-të ,

– përfaqësues në cilësinë e njohësit të bibliotekarisë, letërsisë dhe dizajnit grafik.

Të drejtë aplikimi kanë:

  1. Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
  2. Njohësit e bibliotekarisë – kulturës.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
  • Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Një CV;
  • Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • Përfaqësuesi nga OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën dëshmohet se aplikuesi është i punësuar apo i angazhuar në organizatë dhe ushtron funksion të vazhdueshëm aty.

Përfaqësuesit e lartëpërmendur do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekteve nga bibliotekaria, letërsia dhe dizajni grafik, ndaj thirrjes së hapur për Individë,  sipas thirrjes publike të datës: 06.05.2026.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht në dy kopje fizike (Të shtypur), një për arkivin e BKK-së dhe një për Divizionin e Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional, dhe të shkruhet në subjekt pozita për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më datën 25.06.2026, në adresën e mëposhtme:

Sheshi ”Erhard Busek”; Zyra /  Divizioni i  Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional, nr, 35; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

 Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe do të përzgjedhë 2 kandidatë, ndaj thirrjes publike për Individë, për ekspertë nga fusha e bibliotekarisë, letërsisë dhe dizajnit grafik të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Vlerësues të thirrjes publike të datës 06.05.2026, të publikuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës / Divizioni i Aftësimit dhe Zhvillimit Profesional.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors