THIRRJE PËR KUMTESA

30/06/2026 15:15

Trashëgimia e Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja në kujtesën kulturore shqiptare

Sesioni shkencor

Në kuadër të Javës së Bibliotekës, edicioni i 23-të, e cila do të mbahet duke filluar më 28 shtator 2026, Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon simpoziumin me titull “Trashëgimia e Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja në kujtesën kulturore shqiptare”. Ky aktivitet i dedikohet rolit intelektual, kulturor dhe trashëgimor të Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja në kujtesën kolektive shqiptare.

Me këtë rast, Biblioteka Kombëtare e Kosovës fton ish-punonjës të Rilindjes, studiues, hulumtues, akademikë, bibliotekarë, arkivistë, gazetarë, juristë dhe të gjithë të interesuarit të paraqesin propozime për kumtesa.

Simpoziumi synon të krijojë një platformë diskutimi mbi trashëgiminë e Rilindjes, me qëllim të dokumentimit, studimit dhe promovimit të kësaj trashëgimie të rëndësishme intelektuale.

Temat e propozuara për kumtesa përfshijnë :

  • Shtypi si dialog me botën e jashtme: Rilindja si zë i shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës së Jugosllavisë;
  • Trashëgimia dokumentare e shtypit në identitetin kulturor;
  • Shtypi si formë e rezistencës intelektuale dhe kulturore;
  • Shtypi si arkiv i kujtesës kolektive;
  • Shtypi si hapësirë e rezistencës simbolike dhe e prodhimit të vetëdijes kulturore përmes gjuhës së shkruar.

Paraqitja e kumtesave

Të interesuarit ftohen të dërgojnë:

  • Titullin e kumtesës
  • Një abstrakt prej 200 – 300 fjalësh
  • Një biografi të shkurtër profesionale (deri në 100 fjalë)

Afati për paraqitjen e abstrakteve: 30.07.2026

Adresa për aplikim: Info.BKK@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors