Shënimi i 37-vjetorit të themelimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Më 25 gusht 2026, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, u mbajt ngjarja “Një premtim i mbajtur: Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, me ç’rast u shënua edhe 37-vjetori i themelimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Me praninë dhe fjalën e tyre na nderuan ish-kongresisti amerikan Joseph J. DioGuardi, aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi dhe juristi britanik Steven Powles KC, tre miq të çmuar të Kosovës, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë.

Gjatë kësaj ngjarjeje u rikujtua roli i rëndësishëm i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe përkushtimi i miqve ndërkombëtarë të Kosovës në sensibilizimin e opinionit politik dhe publik për çështjen e Kosovës.

Një mundësi e veçantë për të nderuar dhe për të shprehur mirënjohjen për ata që qëndruan pranë Kosovës në periudhat më të vështira dhe kontribuuan në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors