Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Dr. Blerina Rogova Gaxha, zhvilloi një takim në Bibliotekën e Akademisë së Shkencave të Hungarisë, në Budapest.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e institucionit hungarez – z. András Holl, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Informacion dhe Teknologji, znj. Viktória Vas, udhëheqëse e Sekretariatit në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm, dhe znj. Erika Bilicsi, udhëheqëse e Departamentit për Informatikë të Specializuar – u diskutuan çështje me interes të përbashkët në fushën e bibliotekarisë, teknologjisë së informacionit dhe zhvillimit të shërbimeve bibliotekare.
Takimi ofroi mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese.

