Trajnimi i stafit të bibliotekave publike për përdorimin e platformës së katalogimit KOHA

Më 29 Qershor në Bibliotekën Kombëtare filloi trajnimi pesëditor i stafit të bibliotekave publike dhe universitare për përdorimin e Platformës së Katalogimit KOHA.

Ky trajnim u zhvillua si faza përmbyllëse e përgatitjeve profesionale dhe teknike të stafit, pas implementimit të plotë të platformës, e cila është shtrirë në të gjitha bibliotekat publike, universitare dhe speciale në mbarë Kosovën.

Pas këtij trajnimi, stafi i bibliotekave do të vazhdojë me trajnimin e pjesës së mbetur të bibliotekarëve në bibliotekat e komunave përkatëse.

Platforma KOHA sjell unifikim dhe modernizim të procesit të katalogimit bibliotekar, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe menaxhimin e koleksioneve për përdoruesit në të gjithë vendin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors