Në kuadër të qëndrimit të drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore në Kosovë, realizuam një vizitë në Parkun Arkeologjik Ulpiana.
Ulpiana, si një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Kosovës, dëshmon për pasurinë e trashëgimisë sonë historike dhe kulturore dhe për rëndësinë e saj në historinë e rajonit.
Gjatë kësaj vizite, na shoqëroi arkeologu, z. Milot Berisha, të cilin e falënderojmë për prezantimin dhe për bashkëpunimin në njohjen më të afërt me historinë dhe pasurinë arkeologjike të Ulpianës.
















